TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2023, 19:34

Skenat çnjerëzore në Krujë, Tritan Shehu: Mjaftojnë këto pamje që të ikin të gjithë nga “sytë këmbët”

Shkruar nga Pamfleti

Skenat çnjerëzore në Krujë, Tritan Shehu: Mjaftojnë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me dhunën çnjerëzore në Krujë të ushtruar nga fisi Rraja ndaj atyre Maja.

Shehu thotë se mjafton që njerëzit të shohin pamjet e dhunës barbare për të ikur nga ‘sytë këmbët’. Më tej ai ka lidhur dhunën në Krujë me largimin e bluzave të bardha dhe protestat e studentëve të mjekësisë pas vendimet të marrë nga qeveria për punësim të detyruar për 5 vite, ose pagesën e një tarife.

Ai shton se duhet një shtet i së drejtës në mbrojtje të dinjitetit njerëzor.

"Mjekët largohen, mjaftojnë këtë pamje që të ikin të gjithë nga “sytë këmbët”!
Jo vetëm mjeket, por asnjë njeri normal nuk mund ta gjejë veten në një ambjent të tillë!
Dhe shteti ku është?
Ai vetëm përgatit ligje për të kthyer mjekët në “skllevër” pune të detyruar!
Sepse këtu kemi të bëjmë jo thjesht me këto akte barbare, por me një rënie kohe gjatë shtetit.
Apo një kriminalizim të tij!
Në këto kushte nuk ka ligj represiv që mund të pengojë mjekët, shqiptarët në tërësi të braktisin vendin.
Prandaj ligje të tilla veçse përkeqësojnë këtë gjendje katastrofale.
Duhen strategji, iniciativa, mundësi për të mbajtur e veçanërisht për të kthyer mjekët në atdhe!
Dhe mbi të gjitha duhet një shtet i të drejtës, në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, specialistit, barazisë para ligjit, i orientuar e i aftë të stimulojë e mbështesë progresin", shkruan deputeti në Facebook.

tritan shehu dhune kruje

Lini një Përgjigje