
Pas 24 orësh, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për dhunën që anëtarë të fisit Rraja kanë ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja në Fushë Krujë.
Bilbil Maja dhe Jashar Maja u rrahën në mënyrë shtazarake, por Çuçi në reagimin e tij u është kundërvënë mediave. Hetimet e policisë kanë qenë skandaloze, pasi dje njoftimi nuk u dha i plotë. Po ashtu djali i deputetit nuk është në mesin e peronave të proceduar. Mirëpo Çuçi vendos të spërdridhet në rrjetet sociale.
"Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s'mund t'u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje. Çdo insinuatë tjetër s'ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë", shkruan Çuçi.
Lini një Përgjigje