
Ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi ka dëshmuar sot në SPAK për mbi 3 orë. Edhe pse pak më parë doli lajmi se ai kishte ngjitur shkallët e prokurorisë, mësohet se ai është paraqitur pak pas orës 15.00 dhe vetëm tani doli nga ambientet e organit të akuzës.
Prendi ishte personi kyç i sigurisë së Kryeministrisë dhe në disa përgjime që kanë dalë, ai jep urdhër për të vrarë. Ky urdhër duket se do ta fundosë ish-kreun e Gardës, pasi përgjimi ishte fshehur më parë dhe ai u dënua vetëm me 1 vit burg.
Pyetja është: A e shiti Ndrea Prendi, Sali Berishën? Lulzim Basha deklaron se nuk ka dhënë asnjë urdhër për të qëlluar. Ndërkohë Prendi te përgjimi që ka dalë, ju thotë vartësve se urdhri është të hapim zjarr luftarak. Atëherë kush ja dha këtë urdhër. A ja dha Berisha?
Pak kohë më parë Prendi doli në një emision dhe nuk ishte penduar. Por tani që kemi një dosje të re, mos ndoshta ish-kreu i Gardës do lëkundet. Mos harrojmë se prokuroria në atë kohë kërkoi 48 vite burg për të, ndonëse ai ja hodhi paq.
Pas 1 ore dëshmie, ai tha për gazetarët se do të paraqitet sa herë që ta thërrasin.
-Për çfarë ishit, do të vinit sërish në SPAK?
Prendi: Do të vij sa herë të më thërrasin.
-Për çështjen e “21 janarit”?
Prendi: Për çdo gjë.
Lini një Përgjigje