TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Prill 2026, 16:30

Mungesa e kushteve higjieno-sanitare, AKU bllokon mbi 110 ton fruta-perime në një biznes në Shkodër dhe i ndërpret aktivitetin

Shkruar nga Pamfleti

Mungesa e kushteve higjieno-sanitare, AKU bllokon mbi 110 ton fruta-perime

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar 110 ton fruta dhe perime në një kompani ambalazhimi në Shkodër, pasi u konstatuan shkelje në kushtet higjieno-sanitare dhe trajtimin e produkteve ushqimore.

Pas verifikimeve, AKU-ja ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit prodhues, si dhe ka vendosur gjobë në vlerën 500,000 lekë ndaj subjektit të drejtuar nga Elidon Bala.

Produktet e bllokuara do mbetet të bllokuara deri në përfundim të procedurave ligjore dhe vendimmarrjes për asgjësimin e tyre.

Mungesa e kushteve higjieno-sanitare, AKU bllokon mbi 110 ton fruta-perime

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës ka ndërmarrë një tjetër aksion, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore në vend. Trupa e AKU-së ka kryer një inspektim jashtë planit në subjektin Elidon Bala, me aktivitet “trajtim/ambalazhim fruta-perime”.

Gjatë verifikimeve në terren janë konstatuar shkelje të rënda lidhur me respektimin e standardeve higjeno-sanitare, në ambientet ku trajtohet produkti ushqimor.

Për këtë arsye, AKU ka marrë një sërë masash të menjëhershme administrative: Gjobë në vlerën 500,000 lekë, referuar Ligjit nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” (i ndryshuar), bazuar në nenin 68, pika 1, gërma (h), për shkelje në kundërshtim me nenin 23, mosrespektimi i kërkesave ligjore mbi kushtet higjieno–sanitare për sigurinë dhe trajtimin e produkteve ushqimore;

Mungesa e kushteve higjieno-sanitare, AKU bllokon mbi 110 ton fruta-perime

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit prodhues, referuar Ligjit nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, neni 46, pika 1, si masë urgjente administrative në rastet kur konstatohet rrezik serioz për interesin publik dhe sigurinë ushqimore;

Bllokim i produktit në sasinë 110 ton, deri në përfundim të procedurave ligjore dhe vendimmarrjes për asgjesim, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mosrespektim të kushteve higjeno sanitare”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

aku 110 ton

Lini një Përgjigje