TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2025, 22:16

Misteri për Ervis Martinajn, Karamuço: Ka pasur raste që janë "ngjallur" edhe pas 20 vitesh

Shkruar nga Pamfleti

Misteri për Ervis Martinajn, Karamuço: Ka pasur raste që

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur me kërkesën e babait të Ervis Martinajt për të shpallur djalin e tij të zhdukur.

Karamuço u shpreh se në këto raste, personi kërkohet si i zhdukur dhe nëse gjendet trupi ose një qelizë ADN-je e personit, atëherë shpallet i vdekur.

Ai theksoi se ka pasur raste që personat janë ngjallur edhe 20 vite më vonë. Sipas Karamuços, shteti nuk ka përgjigje lidhur me fatin e Martinajt pasi nuk është gjetur asnjë shenjë e tij.  

Eksperti shtoi gjithashtu se nuk ka prova, nuk janë gjetur autorët dhe se vetëm ekzistojnë legjenda se kush mund ta ketë vrarë.

“Kjo nuk do të thotë në mënyrë kategorike personi ka vdekur. Personi kërkohet si i zhdukur dhe pastaj mund të shpallet i vdekur. Ka pasur raste që janë ngjallur edhe pas 20 vitesh. Ajo është një gjë de jure me një gjë de fakto. De juro është ajo që po shikojmë dhe që mund të ndodhë prapa saj që mund të shpallet i vdekur. A ka vdekur në të vërtetë në mënyrë faktike, shteti nuk i ka dhënë një përgjigje.

Minimalisht një qelizë ADN, nuk e ka gjetur dot. Ka bërë kërkime, ka vajtur ku s’ka vajtur dhe s’kanë gjetur asgjë. Të gjitha janë gojëdhëna, bindje për persona të veçantë të cilët janë marrë në pyetje. Ka nga këto legjendat se kush mund ta ketë vrarë, se çfarë interesash ka shkelur. Por asgjë nuk është me prova deri më sot që të të çojë drejt autori apo autorëve”, tha ai për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje