TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2025, 22:02

Binaj në garë për Tiranën, Koka: Nuk është vetëm aktor, ka protestuar disa herë për kauza sociale

Shkruar nga Pamfleti

Binaj në garë për Tiranën, Koka: Nuk është

Emisioni “Të Pashoq” rikthehet mbrëmjen e sotme në kanalin e “Pamfletit” në YouTube. Pas një shkëputje disa mujore, ne do të jemi çdo të mërkurë pranë publikut. Këtë herë me një studio të re dhe plot risi.

Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë ish-deputeti Dashnor Sula dhe gazetari Bledian Koka. Ata kanë folur mbi aktualitetin politik, arrestimin e avokatit në Elbasan, por foks të veçantë te gara për Tiranën, ku edhe pse Kushtetuesja ka pezulluar zgjedhjet, palët janë bërë gati për votime.

Bledian Koka vlerësoi figurën e Binajt.

Diferenca që është me zotin Binaj dhe pjesën tjetër është që zoti Binaj ka përdorur famën e tij, po të duash edhe për kauza, për kauza sociale. Kjo për mua i bën nder. E di pse? Sepse janë të pakët aktorët, shumë të paktë, të cilët edhe pse të angazhuar në televizione të caktuara, sërish kanë dalë dhe kanë përqafuar, domethënë, interesin publik. Po, dhe zoti Binaj ka qenë një ndër më të zëshmit. Sigurisht rasti i protestës, sidomos për çmimin e naftës, po, ka dalë disa herë, faktikisht ka dalë disa herë dhe ka bërë protestën. Pra, tregon që zotëria nuk është thjesht një aktor, që është një profesion shumë i nderuar, por është edhe një njeri që ka qasje me socialin, ka qasje me qytetarin. Sidomos në një kohë kur ne pamë, sidomos në këto kohë kur shumë artistë me balancat e tyre, me audiencën e tyre e çuan dhe e shitën”, tha ai.

 



Lini një Përgjigje