TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Dhjetor 2023, 18:55

Meta-Kryemadhi së shpejti non grata? Romeo Kara plas ‘bombën’: SPAK ju ka sekuestruar një telefon, do të ketë zhvillime!

Shkruar nga Pamfleti

Meta-Kryemadhi së shpejti non grata? Romeo Kara plas

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e bërë nga deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi për heqjen e sekuestros mbi provat e gjetura gjatë veprimeve hetimore të SPAK ndaj saj.

Lidhur me këtë zhvillim juristi Romeo Kara ka zbuluar një detaj të rëndësishëm, teksa tregoi se gjatë kontrollit të SPAK është sekuestruar një telefon.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Kara tha se Kryemadhi po hetohet për pastrim parash. Ai gjithashtu la të hapur mundësin se shumë shpejt mund të shpallen non grata nga SHBA.

“Kryemadhi akuzohet për pastrim parash. Çudi që Meta e Kryemadhi s'po shpallen non grata në SHBA. SPAK ka sekuestruar një telefon. Çështja për Metën dhe Kryemadhin do bëhet serioze, SPAK ka prova”, tha Kara.

kara meta spak

Lini një Përgjigje