KLP ka bërë renditjen përfundimtare të 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, SPAK duke nxjerrë dhe tre emrat fitues të cilët do të kompletojnë këtë institucion.
Tre prokurorët e përzgjedhur nga KLP për t’iu bashkuar SPAK-ut janë sipas renditjes zyrtare: Ols Dado, Anita Jella, Ndini Tavani! Pas përzgjedhjes, tre kandidaturat e para i përcillen SPAK-ut për kontroll pasurie dhe figure.
Në këtë garë ishin 3 vende vakante në të cilën morën pjesë 8 kandidatë, përzgjedhja e të cilëve është bërë në bazë të kualifikimit të tyre.
Renditja përfundimtare e 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK:
1.Ols Dado
2.Anita Jella
3.Ndini Tavani
4.Bledar Maksuti
5.Kreshnik Ajazi
6.Pali Deçolli
7.Albert Kuliçi
8.Sonila Muhametaj
Kujtojmë që më herët ambasada amerikane deklaroi se po ndjek nga afër procesin lidhur me garën e prokurorëve për tre vendet e fundit vakante në SPAK.
Me anë të një reagim në rrjete sociale, ambasada amerikane në Tiranë tha se Shtetet e Bashkuara presin që ky proces të rezultojë në përzgjedhjen e prokurorëve më të kualifikuar.
Lini një Përgjigje