TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Dhjetor 2023, 14:45

Përdorimi i SKY ECC nga policia, Basir Çollaku: Urdhëri i Ballës për vetëdeklarimin është show

Shkruar nga Pamfleti

Përdorimi i SKY ECC nga policia, Basir Çollaku: Urdhëri i

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka miratuar urdhrin e posaçëm që ka të bëjë me vetëdeklarimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, AMP dhe Gardës së Republikës, nëse kanë përdorur aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat.

Çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë, përfundimisht, nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës.

Gazetari Basir Çollaku tha në një intervistë për Euronews Albania se 5 deri në 7 për qind e policisë përdorin aplikacionet SKY ECC.

“Me çfarë të drejte vjen ky urdhër nga ministri i Brendshëm, çfarë indicie ka për oficerë të caktuar policie që X është i përfshirë në grupe kriminale. Është një show, mbi 13 mijë formularë ku do i verifikosh? Dihet qe  rreth 5-7 për qind e trupës policore janë përdorues të këtyre aplikacioneve të numrave të telefonave të kriptuar dhe nuk vjen një listë e punonjësve të policisë. Nuk ka një listë të caktuar që këta oficerë janë përfshirë ose jo. Është e gjitha një show”, tha gazetari.

gazetari polici aplikacione sky ecc

Lini një Përgjigje