TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Dhjetor 2023, 13:40

Dyshimet për rrjedhje gazi, kryeplaku në Fushë Mamurras: Nuk dihet burimi, por s'ka vend për panik

Shkruar nga Pamfleti

Dyshimet për rrjedhje gazi, kryeplaku në Fushë Mamurras: Nuk

Një aromë e rëndë është ndjerë në Mamurras dhe Fushë Mamurras mesditën e sotme, teksa nxënësit e shkollave janë nxjerrë nga klasat dhe është ndërprerë mësimi.

Kryeplaku i fshatit Fushë Mamuras, Astrit Tafa deklaroi për mediat se janë lajmëruar banorët, se ka nxjerrje gazi.

Sipas tij, janë njoftuar autoritet përkatëse, por ende nuk dihet burimi i gazit. Tafa shtoi se nuk ka vend për panik.

“Prej 1 ore ka ardhur era, janë lajmëruar banorët që ka nxjerrje gazi. Se nga ka ardhur, akoma nuk kemi dijeni. Jemi në verifikim në terren. Kemi marrë masat për evidentimin e rastit se nga ka ardhur kjo rrjedhje. Banorëve iu bëjmë thirrje të qetësohen, pjesa më e madhe ka ikur. Të hapin ambientet e shtëpisë që të dalë era e gazit. Presim të shohim se nga kanë ardhur.

Shkollat kanë dalur nga era e gazit. Si kryetar fshati kemi marrë masat që të thashë, kemi njoftuar pushtetin vendor, policinë. Panik nuk duhet të ketë, era e gazit ka ikur”, theksoi ai.

 

fushe mamurras rrjedhje gazi panik

Lini një Përgjigje