
Një prej banorëve të lagjes “16 prilli” në Fier ka folur për mediat pas vrasjes së 41 vjeçarit Elton Javori në Fier.
Ai tha se i ndjeri banonte 100 metra larg vendit ku mbeti i vrarë.
Ndërsa zbulon se në momentin që dëgjoi krismat doli me shpejtësi nga kafja ku po hynte.
“Ka qenë djalë i mrekullueshëm, i edukuar dhe i sjellshëm. Ka babanë e nënën këtu, vëllezërit i ka në Gjermani. Nga erdhi kjo, Zoti e di. Sa dola nga shtëpia, u futa të pija kafe, dola me vrap”, u shpreh banori.
Ai theksoi po ashtu se këtu, Eltoni kishte vetëm prindërit dhe ishte beqar.
-E njihni Elton Javorin?
Komshiu: E njohim, ha e pi, rrimë me të çdo ditë. Të atin e tij e njohim, vëllezërit e tij, gjithë familjen. Djalë i sjellshëm, djalë i edukuar, djalë i mirë ka qenë.
-Këtu ka jetuar gjithmonë apo ka qenë emigrant?
Komshiu: Në Gjermani.
-Kur ka ardhur nga Gjermania?
Komshiu: U bënë nja dy muaj, tre muaj…
-Ça bënte në Gjermani?
Komshiu: Atje në punë është ai, atje ka vëllanë me dy djemtë, nusen e vëllait. Vetëm nënën e babain ka këtu.
-Beqar?
Komshiu: Beqar. Djalë i mirë ka qenë.
-Ju dëgjuat krisma?
Komshiu: Unë nuk dëgjova asgjë, sa vajtëm në lokal na erdhi lajmi që u vra.
-Eltoni ishte në këmbë apo me makinë?
Komshiu: Nuk di, makinën e ka atje. Sa ka zbrit nga makina thanë e kanë vrarë.
-Sa veta ishin?
Komshiu: Nuk dimë gjë fare. S’mund të flas kot.
Lini një Përgjigje