TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Dhjetor 2023, 10:50

Plepistët e rinj/ Fakulteti i Drejtësisë pranon 685 studentë me notë 6.1-6.9 në ciklin e dytë mësimor

Shkruar nga Pamfleti

Plepistët e rinj/ Fakulteti i Drejtësisë pranon 685 studentë

Edhe pas 7 vitesh reformë, po veprohet si me kursantët e drejtësisë së plepave para 30 vitesh, duke ulur dhe degraduar me vetëdije nivelin profesional të juristëve të ardhshëm; që jo vetëm do punësohen si “specialist ligjesh” në administratën publike, por do ndjekin dhe Shkollën e Magjistraturës për prokurorë e gjyqtarë...

Një informacion i ardhur në “Pamfleti”, na njeh me skandalin, ose më saktë me turpin që mban “erë” pazari korruptiv të drejtuesve të Fakultetit Shtetëror të Drejtësisë në Tiranë, lidhur me pranimet e studentëve në ciklin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Dekanati i Fakultetit të Drejtësisë, për këtë vit mësimor ka pranuar 892 studentë për programin e integruar 2-vjeçar të ciklit të dytë master; fakultet ku mendohet se do jenë pranuar sipas kritereve ligjore, me notë mesatare 8 e lartë.

Por sipas listës zyrtare të miratuar nga Dekanati, rezulton se studentët që do formohen e diplomohen për ciklin e dytë në Fakultetin Shtetëror të Drejtësisë, janë pranuar edhe me nota mesatare 6.1 të ciklit të parë arsimor Bachelor.

Skandali, turpi e degradimi i institucionit të lartë arsimor publik që përgatit juristët e rinj, thellohet kur zbulon këtë fakt: nga 892 studentët e regjistruar për ciklin e dytë të vitit akademik 2023-2024, rezulton se 685 prej tyre janë me nota mesatare 6.1 deri në 6.9.

Plepistët e rinj/ Fakulteti i Drejtësisë pranon 685 studentë

Te ky numër me këto nota mesatare të ulët edhe me poshtë se nota 6, janë studentë që i ka nxjerrë vetë Fakulteti i Drejtësisë në ciklin e parë Bachelor e nga universitetet private të llojit “Çili”, por mes tyre ka dhe deputetë, ministra, drejtorë e nëpunës administrate që diploma e juristit u duhet për “CV” e karrierë.

Edhe këta me notë mesatare 6, ashtu si ata me notë mesatare 8, 9 e 10, do paguajnë tarifën financiare që ka caktuar Fakulteti i Drejtësisë dhe do marrin diplomat “Jurist” me master shkencor e profesional sipas fushës ku janë regjistruar.

Themi që ky pranim masiv me mesatare të ulët, në ciklin e dytë të Fakultetit të Drejtësisë, është skandal e turp, sepse është niveli më i lartë i diplomimit, që presupozon, se do jenë juristë që do interpretojnë me profesionalizëm Kodin Penal, Kodin Civil, Kodin e Familjes, Kodin e Punës, marrëdhëniet me pronën, shtetin, tenderët, të drejtat etj., etj.

Mirëpo edhe pas 7 vitesh reformë në drejtësi e me negociata të hapura, në institucionin arsimor shtetëror të drejtësisë, po veprohet si me kursantët e drejtësisë së plepave para 30 vitesh.

Stafi i këtij fakulteti, po ul e degradon me vetëdije nivelin profesional të juristëve të ardhshëm, që jo vetëm do punësohen si “specialistë ligjesh” në administratën publike, por do ndjekin dhe Shkollën e Magjistraturës për prokurorë e gjyqtarë.

Por kështu do ndodhë, kur jemi shtet që Kryetarja e Kuvendit është ish-mësuese me notë mesatare 5.6, kryeministri, ministrat e deputetët nuk publikojnë diplomat, ndërsa 9 anëtarë të komisionit të vettingut  janë juristë me nota mesatare 5 e 6 dhe pa punuar asnjë ditë në drejtësi./Pamfleti

fakulteti i drejtesise 685 studente notë 6.1-6.9 cikli i dyte arsimor

Lini një Përgjigje