Seanca e sotme për tragjedinë e Gërdecit është shtyrë pas kërkesës së Fatmir Mediut, i cili kërkonte të ishte pranishëm në seancë, por e kishte të pamundur pasi duhet të ishte në parlament për votimin e pr/buxhetit.
Në seancën e radhës në GJKKO më 14 dhjetor do të jenë 7 deshmitar të mbetur nga lista e prokurorisë mes tyre edhe Aldo Bumci dhe Shkëlzen Berisha.
Bumçi dhe Berisha janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake në lidhje me faksin me shënimin “për Shkelzenin”, ndërkohë që SPAK, dyshon se djali i ish-kryeministrit ka pasur takime me ministrat para dhe telefonata menjëherë pas shpërthimit në Gërdec.
Pas rihapjes së procesit për tragjedinë e marsit të vitit 2008, me 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur, në gjykatë kanë dëshmuar deri tani rreth 40 dëshmitarë.
Të enjten e kaluar Fatmir Mediu pranoi përgjegjësinë morale por përjashtoi veten nga përgjegjësia ligjore lidhur me ngjarjen.
Lini një Përgjigje