Ted Bundy ishte një ndër vrasësit serialë të viteve 1974-1978 në SHBA që ka vrarë 20 vajza, por dyshohet për 30 në total. Ai shtirej si i plagosur para viktimës së tij që zakonisht ishin vajza të bardha, të klasës së mesme dhe më pas i linte pa ndjenja, i përdhunonte dhe vriste.
Bundy njihet për marrëdhëniet seksuale me viktimat e tij. Ai u ndalua rastësisht për një shkelje rrugore , gjë që çoi në arrestimin dhe zbulimin e krimeve.
Gazetari Spartak Koka sjell në “Opinion” në Tv Klan një foto të mjeteve që Ted Bundy mbante në makinën e tij për të vrarë viktimat. Gjyqi ndaj tij ka qenë një ndër më të mediatizuarit në SHBA, por edhe më interesante ishin deklaratat dhe vetëmbrojtja e Bundy para gjyqtarëve.
Spartak Koka: Tek arrestimi rastësor i Ted Bundy ishin gjithë këto mjetet që ai i përdorte për të vrarë vajzat dhe më pas për t’i groposur, pothuajse identike. Kapuç, kaçavida..
Blendi Fevziu: Dorashka.
Spartak Koka: Levë, dorashka, gjithçka, litar. Ka qenë një vajzë e cila ka shpëtuar nga sulmi i Ted Bundy që ka dëshmuar dhe ka dhënë detaje të rëndësishme për krimet e tij. Madje në pjesën më të madhe të gjyqit që është bërë ai ka kërkuar edhe të vetëmbrohet sepse nuk pranonte akuzat dhe në një intervistë që kanë tentuar gazetarë të kohës ta merrnin dhe ai pranonte të fliste, por kurrsesi, ai mohonte, ishte interesante.
Blendi Fevziu: Tentoi prapë të manipulonte.
Spartak Koka: Ai fliste, rrëfente që nuk ishte ai autori dhe kur e pyeste gazetari se sipas mendimit tënd, kjo vrasja e filan vajze, si mund të jetë bërë, si mund të jetë sjellë autori, ai rrëfente se si mund të ishte sjellë autori, pra rrëfente në vetë të tretë dhe jo në vetë të parë këto krime duke dhënë edhe detaje të cilat ishin të panjohura për institucionet ligjzbatuese sepse ai përshkruante një mekanizëm se si ai mund ta përfytyronte, por në të vërtetë ai po rrëfente krimet e tij duke mos e pranuar në vetë të parë.
Bundy u dënua me vdekje në karrigen elektrike.
Lini një Përgjigje