TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Dhjetor 2023, 22:39

Ku shkojnë paratë e sekuestruara të kriminelëve? Karamuço: Disa prona merren sërish nga rrethi i “të fortëve”

Shkruar nga Pamfleti

Ku shkojnë paratë e sekuestruara të kriminelëve?

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, u shpreh se në dy tre raste konfiskimesh të pronave në bregdet, ato janë kthyer përmes ankandeve sërish tek të afërmit e atyre që kishin pronat në fjalë.

Në emisionin “Bardh a Zi”, ai theksoi se janë rreth 24 makina, të cilat janë konfiskuar, por sot janë zhdukur dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar dhe kush i përdor ato.

Në dy tre raste konfiskimesh që kemi vënë re në bregdet, nuk të lë njeri t’i marrësh, sepse i kanë marrë po vetë ato, familjarët tyre. Ata futen në ankand dhe ku shkojnë ato prona? Shkojnë prapë tek ato. “Është frika. Ka makina, por 24 të tilla mungojnë, nuk e di ku janë, janë zhdukur, nuk dua ta besoj se ato makina i mban krimi dhe në dokumente i ka shteti.  Asetet e vendosura përmes aktiviteti kriminal sipas ligjit sekuestrohen, për më pas shteti vendos se ku do shkojnë. Kemi probleme 33 vjeçare me moszbatimin e ligjit”, tha ai.

karamuço pronat kriminelët

Lini një Përgjigje