TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Dhjetor 2023, 21:26

“Studentët nuk dinë të shkruajnë më as emrin”, Irena Beqiraj: Arsimi është përkeqësuar, u detyrova të largohem nga mësimdhënia

Shkruar nga Pamfleti

“Studentët nuk dinë të shkruajnë më as

Rezultatet e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve 2022, të publikuara të martën, treguan se rezultatet e arsimit në Shqipëri për vitin në 2022 ishin në rënie në krahasim me vitin 2018. Sipas rezultateve problemet më të mëdha ishin në tre lëndët kryesore matematikë, gjuhë shqipe dhe letërsi dhe lëndët shkencore.

Në lidhje me këtë ka folur dhe ish-zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj e cila tha se rezultatet ishin zhgënjyese. Beqiraj u shpreh se nuk jep më mësim si pedagoge pasi studentët nuk dinë të shkruajnë as emrin.

‘’Studentët nuk dinë të shkruajnë as emrin. Mësimdhënia ka qenë profesioni që unë kam dashur më shumë. Të largohem nga mësimdhënia ka qenë për mua si të largohem nga dashuria.

Problemi është se cilësia e arsimit tonë ka ardhur është përkeqësuar. Edhe në 10 vite që drejtuan socialistët, arsimi ka njohur vetëm përkeqësim. Sot të kthehem në universitet ndjej dhimbje’’, tha ndër të tjera Beqiraj në “Ora News”.

irena beqiraj arsimi pisa

Lini një Përgjigje