TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Dhjetor 2023, 12:10

Lidhjet me bandat dhe krimin, Rrumbullaku: Policët që kanë përdorur SkyECC do të përjashtohen

Shkruar nga Pamfleti
Lidhjet me bandat dhe krimin, Rrumbullaku: Policët që kanë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Muhamet Rrumbullaku

Rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës kanë afat 30 ditë për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit nëse kanë përdorur më herët aplikacionet “SkyECC” dhe “EncroChat”.

I pyetur në konferencën e sotme për shtyp, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se deri më tani nuk ka asnjë dorëheqje nga radhët e efektivëve.

“Nuk ka dorëheqje, qoftë edhe një e vetme po të jetë, do të merret vendimi për përjashtimin. Hetimet vazhdojnë,” tha Rrumbullaku.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla firmosi të hënën urdhrin me anë të të cilit u kërkohet të gjithë atyre që janë pjesë e strukturave të sigurisë që të deklarojnë nëse i kanë përdorur aplikacionet që përdorin në botën e krimit, shoqëruar me periudhën dhe arsyen e përdorimit.

muhamet rrumbullaku

Lini një Përgjigje