TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Dhjetor 2023, 17:46

Miratimi i buxhetit mes tymit dhe kaosit në Kuvend, Minxhozi: Opozita u tregua e papërgjegjshme!

Shkruar nga Pamfleti

Miratimi i buxhetit mes tymit dhe kaosit në Kuvend, Minxhozi: Opozita u

Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se kaosi i shkaktuar sot në Kuvend nga opozita gjatë miratimit të buxhetit tregoi papërgjegjshmërinë e tyre.

Në një intervistë për “Abc News”, Minxhozi theksoi se nga ana e opozitës kishte një mungesë totale për t’u ulur dhe për të arsyetuar sidomos për një çështja kaq të rëndësishme për shqiptarët sa buxheti i shtetit.

Ai shtoi se mbështet opozitën në këkrkesat e sajë, por rruga që ka zgjedhur nuk është e duhura. Sipas tij sot opozita duhet ta braktiste kaosin dhe të diskutonte për buxhetin.

Pamë një gjysmë salle të dalë jashtë kontrollit dhe ka lënë mënjanë çdo lloj filtri edhe kur diskutohen miliardat e shqiptarëve. Nëse në këtë moment kaq deciziv për të gjithë mbarëvajtjen ecurinë e jetës tonë ekonomike e sociale ne shohim këtë shkallë agresiviteti dhe mungesë vullneti për t’u ulur edhe arsyetuar, imagjinoni se si do të jetë pjesa tjetër. Në këtë gjendje nuk ndodhemi rastësisht. Ndodhemi në fundin e rrugës që opozita kishte planifikuar për të shkaktuar këtë kaos. Në mungesën totale të një reagimi popullor dhe të një fryme nga ana e votuesve të saj, kjo ka qenë një parti që lidhjen organike me votuesin e saj e ka kthyer në një markë.

Të drejtat e opozitës i konsideroj të rëndësishme dhe mëse legjitime dhe që duhet të përmbushen brenda një kuadri rregullash. Por ka rrugë për t’i arritur ato. Qoftë edhe pjesërisht sepse politika është kompromis. Këtu kemi një sjellje shumë të ashpër që megjithëse e vendos në tryezë kërkesën për Komisionet Hetimore që i takon opozitës, nga ana tjetër kur kjo vihet përballë një ligji kaq të rëndësishëm si buxheti i shtetit, të njëjtët njerëz sot preferuan të vazhdojnë avazin e zakonshëm dhe të mos ulin aksionin e tyre vetmitar. Është një reagim i ashpër i një duzine burrash që po veprojnë në mesin e një diference kolektive totale të atij që quhet popull”, tha ndër të tjera Minxhozi.

minxhozi kaosi opozitës

Lini një Përgjigje