TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2025, 14:30

Mësuesja e njoftoi për sherrin mes të miturve, oficerja e sigurisë tregon bisedën me Mario Përlleshajn dhe Martin Canin para vrasjes

Shkruar nga Pamfleti

Mësuesja e njoftoi për sherrin mes të miturve, oficerja e

Një mësuese, oficerja e sigurisë dhe një polic i bashkisë, dëshmuan në gjykatën penale, ku treguan mbi sherret e mëparshme të nxënësve në shkollën Fan Noli, mosmarrëveshje që kulmuan me vrasjen e fëmijës Martin Cani.

Sikurse bën me dije Anila Hoxha për procesin që mbahet me dyer të mbyllura për shkak të moshës së mitur të të akuzuarit Mario Përlleshaj dhe të të plagosurit, oficerja e sigurisë Jetmira Kuka i tha gjykatës se mësuesja e shkollës, Klodiana Saliasi, i kishte thënë për disa nxënës qe kishin folur me tone të larta dhe se këtë bisedë po e diskutonin më tualet.

“Shkova dhe pashë që nxënësit nuk ishin më në tualet dhe ndaj thirra nxënësin Martin Cani që më tha se kishte folur me zë të lartë, e kishte sharë. Por aty këtë gjë e kishte marrë personale Mario dhe kishin bërë debat. Thirra Marion dhe më shpjegoi se nuk kishte asnjë problem mes tyre dhe se ishin në rregull“, dëshmoi oficerja e sigurisë.

I akuzuari për këtë çështje nuk ishte i pranishëm gjatë seancës. Gjyqi ndërkohë u shty për në datën 14 korrik. Gjyqtarja vendosi të njoftojë sërish 14-vjeçarin e dyshuar si autor të ngjarjes, pasi ai pritet të pyetet për rastin, ose të refuzojë kërkesën për t’u pyetur.

Kujtojmë se ngjarja në fjalë tronditi mbarë opinionin publik në lidhje me sigurinë e fëmijëve në shkolla dhe jo vetëm. Vrasja e 14-vjeçarit u bë shkak që qeveria shqiptare të niste një konsultim me prindërit në shkolla dhe më pas të vendoste ndalimin për një vit të aplikacionit të TikTok në Shqipëri.

 

 

Lini një Përgjigje