TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Prill 2023, 11:46

“Më sill 2 mijë euro, ose do të të gjej”/ GJKKO lë në burg ish-oficerin e antidrogës 

Shkruar nga Pamfleti
“Më sill 2 mijë euro, ose do të të gjej”/ GJKKO

Gjykata e Posaçme i cakton masën “Arrest me burg” ish-oficerit të antidrogës Sokol Canameti. Masa i është komunikuar në ambientet e spitalit pasi ish-oficeri i policisë ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai akuzohet nga SPAK se ka kërkuar rryshfet 2000 euro, në këmbim të lehtësimit të pozitave ligjore të një të arrestuari për prodhim dhe shitje narkotikësh në tetor të 2022.

Personi nën hetim për drogë i ka gjetur paratë dhe i ka dorëzuar 235.000 lekë ish-oficerit të Policisë Gjyqësore, përmes babait të tij.

Ndaj Canametit rëndon akuza e Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Oficeri i policisë gjyqësore, ka konsumuar elementë të veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, pasi zyrtari i policisë gjyqësore, i hetuari S. C., duke ushtruar presion ndaj të arrestuarit E. K., i ka kërkuar këtij të fundit shumën prej 2000 euro në këmbim të lënies të lirë, duke i thënë se do ta gjente kudo që të ishte nëse nuk e sillte këtë shumë”, njoftoi SPAK pak ditë më parë.

gjkko arrestimi i oficerit te antidroges

Lini një Përgjigje