TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Korrik 2024, 12:48

Me 8 vota pro, KLP emëron Bledar Maksutin si prokurorin e ri të SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Me 8 vota pro, KLP emëron Bledar Maksutin si prokurorin e ri të SPAK

Këshilli i Larte i Prokurorisë miratoi me 8 vota pro emërimin në SPAK për një mandat 9-vjeçar, të prokurorit Bledar Maksuti.

Kandidati Bledar Maksuti, ishte i renditur i 4-ti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kur u hap gara për 3 vendet vakante ne SPAK.

Komisioni i Posaçëm në SPAK skualifikoi nga gara prokurorin Ndini Tavani të renditur sipër tij. Kjo i hapi rrugën prokurorit Maksuti, për të cilin SPAK tha se plotëson kushtet për marrjen e detyrës pas analizimit të pastërtisë së figurës dhe pasurisë.

Kujtojmë se më herët KLP emëroi prokuroren Anita Jella, si prokurore e Strukurës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Gjithashtu në mbledhjen e KLP u pezullua nga detyre drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili u arrestua pas operacionit të SPAK.

 

klp spak bledar maksuti

Lini një Përgjigje