TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Korrik 2024, 11:46

Anita Jella emërohet prokurorja e re e SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Anita Jella emërohet prokurorja e re e SPAK
Anita Jella

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar Anita Jellën prokurore në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Jella ka marrë mandat 9 vjeçar.

Kujtojmë se më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

Përzgjedhja e Jellës vjen pas verifikimit që Prokuroria e Posaçme ka bërë dhe ka dorëzuar në raportin final pranë KLP.

Komision i Posaçëm për verifikimin e figurës, që përbëhet nga 2 prokurorë të SPAK, një gjyqtar i GJKKO, një punonjës financiar i SPAK dhe një agjent i BKH ka vlerësuar se Jella i plotëson kushtet për të ushtruar detyrën si prokurore e SPAK.

Ajo ka kaluar me sukses kontrollin për pasurinë dhe pastërtinë e figurës dhe mbi të nuk rëndon ndonjë pengesë ligjore për të penguar ngritjen në detyrë. Kujtojmë se Anita Jella që prej 9 majit të vitit 2018 ishte caktuar drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

anita jella spak

Lini një Përgjigje