
Dy avionë të ardhur nga Italia që prej ditës së djeshme vijojnë punën për shuarjen e flakëve në Shëngjin.
Avionët “Canadair” po mbushin ujë në det, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Dramatike ishte situata dje në afër Portit në Shëngjin dhe në zonën e Ranës së Hedhun.
Dëmet nga zjarri janë të mëdha.
Mjetet zjarrëfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës duke parandaluar një katastrofë të mundshme. Dy vatrat e mëdha, ajo e Ranës së Hedhun dhe ajo pranë portit të Shëngjinit sot kanë ulur intensitetin ndërsa po punohet për të parandaluar përhapjen e zjarreve për shkak të erës.
Nga ana e bashkisë Lezhë do të kryhet monitorim për objekte që mund të jenë prekur (përshkuar), nga zjarri që dje rrezikuan edhe resorte banesa e binzese. Ndërkohë dje flakët rrethuan dhe disa resorte turistike në bregdet.
Lini një Përgjigje