
Flakët vijojnë në Shëngjin, me disa vatra të vogla në pyje që nuk janë shuar ende.
Aeroplanët ujëmbajtës fluturojnë mbi plazhe në mënyrë që të mbledhin ujë nga deti për të mundësuar shuarjen e plotë të tyre.
Gjithsesi, situata më e vështirë duket se ka kaluar, teksa aeroplanët po mundohen të mbajnë nën kontroll dhe vatrat e vogla, për të shmangur një rrezik tjetër të mundshëm.

Shërbimi i Emergjencave në Lezhë, informon se forcat zjarrfikëse me 300 efektivë të FA dhe 100 punonjës të Bashkisë vijojnë betejën me vatrat aktive dhe trungje të ndezura ndërkohë era po vazhdon të fryjë e fortë, që favorizon riaktivizimin e vatrave.
Mjetet zjarrëfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës duke parandaluar një katastrofë të mundshme.

Qyteti i Shëngjinit si dhe fshati Mal Shëngjin, gjatë gjithë natës është monitoruar nga strukturat e MZSH, 150 efektivë të Forcave të Armatosura e të njësisë administrative, bashkisë, duke fikur shumë vatra zjarri të shfaqura gjatë natës.
Vatrër tjetër aktive është në malin e Kakarriqit, midis fshatit Zojs, njësia admistrative Dajç, Lezhë dhe fshatit Kukul, njësia administrative Bushat, Vau Dejës.
Një vatër zjarri në përfundim është në lagjen Nënë Tereza, ( Kodër Marlekaj), të qyterit të Lezhës, e shfaqur në orët e para të ditës së sotme.
Lini një Përgjigje