TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Korrik 2024, 12:16

Milionat e 'Toyota Yaris' fundosin Aurel Zarkën, KLP e pezullon nga detyra e kreut të Prokurorisë së Vlorës

Shkruar nga Pamfleti

Milionat e 'Toyota Yaris' fundosin Aurel Zarkën, KLP e pezullon

Gjithçka është zbuluar nga komunikimet në SKY ECC dhe Enchro chat, ku mësohet se vetëm prokurori Aurel Zarka ka pasur 4 kode, ku komunikonte me Dautajn edhe kjo me llogari të saj në platforma komunikimi.

Me 8 vota pro në KLP, Aurel Zarka është pezulluar nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës. Vendimi i KLP-së erdhi pas arrestimit të Zarkës me urdhër të SPAK, i dyshuar për ushtrim ndikim të paligjshëm në disa raste.

Gjithçka është zbuluar nga komunikimet në SKY ECC dhe Enchro chat, ku mësohet se vetëm prokurori Aurel Zarka ka pasur 4 kode, ku komunikonte me Dautajn edhe kjo me llogari të saj në platforma komunikimi.

Sipas SPAK, të dyshuarit kanë ndërhyrë, marrë dhe dhënë ryshfet funksionarëve të drejtësisë në 8 çështje penale, 4 nga të cilat të lidhura për dosjen “Toyota Yaris” që kur dosja ishte te Prokuroria e Krimeve te Rënda e me pas kur ajo shkoi në Gjykatën e Tiranës në hetimet paraprake e deri te hetimet pasurore ndaj personave të akuzuar.  

Mes çështjeve të tjera ku ka ndikuar prokurori është edhe ajo për hetimin pasuror ndaj Suel Çelës, i nisur nga operacioni “Forca e Ligjit”. Këtu kryeprokurori i Vlorës ka tentuar të ndikojë të prokurorët në Prokurorinë e Posaçme.

Aurel Zarka ka ndërhyrë në çështjen penale të një gruaje me iniciale Xh. M., e akuzuar për tentativë vjedhjeje. Gjithashtu në mosfillimin e një procedimi penal për një referim, të dërguar nga Komisariati i Policisë Himarë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë; Çështjen penale në ngarkim të shtetasve Altin Veizaj etj, të akuzuar për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë.

Detaje të dosjes hetimore janë bërë me dije nga Prokuroria e Posaçme vetëm 24 orë më vonë pas arrestimit të Zarkës, sapo Policia e Shtetit, solli zyrtarisht njoftimin se ka mundur të ekzekutoje vetëm një nga 4 masat e vendosura “arrest me burg”e pikërisht vetëm për Aurel Zarkën.  

Sa i takon tre masave të tjera Erjona Dautaj, e cila aktualisht kishte përfunduar vitin e parë të shkollës së magjistraturës profili gjyqtare, avokatit Radovan Çela si dhe biznesmenit Astrit Vladi, masat nuk janë ekzekutuar pasi te tre rezultojnë të jenë jashtë vendit. 

\\\'toyota yaris\\\' miliona aurel zarka klp

Lini një Përgjigje