TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2024, 08:59

Mbërritja e 16 emigrantëve të parë në Shëngjin, reagon policia: Kemi marrë masat për sigurinë!

Shkruar nga Pamfleti

Mbërritja e 16 emigrantëve të parë në Shëngjin,

Një anije italiane me 16 emigrantë ka zbarkuar sot në portin e Shëngjinit, duke regjistruar grupin e parë të emigrantëve.

Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë pas mbërritjes dhe ankorimit të anijes italiane "Libra" në Portin e Shëngjinit sot (16 Tetor), në bordin e të cilës gjenden 16 emigrantët e parë nga marrëveshja Shqipëri-Itali, mes kryeministrave Rama-Meloni. 

Në mesin e tyre janë 10 emigrantë nga Bangladeshi dhe gjashtë nga Egjipti, të cilët janë shpëtuar në det, pas nisjes nga Libia. 

Policia e Lezhës konfirmon se janë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare.

Emigrantët pas procedurave paraprake dhe kontrollit, do të dërgohen në kampin e ngritur në Gjadër.

"Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Mbërritja e 16 emigrantëve të parë në Shëngjin,
Policia e Lezhës e caktuar me shërbim për ndjekjen e procedurave të përshpejtuara

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

Marrëveshja Rama-Meloni e vitit 2023 mes Italisë dhe Shqipërisë parashikon që emigrantët e parregullt që mbërrijnë në vendin fqinj do të dërgohen me anije në Shëngjin, ku do të identifikohen dhe do të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.

Qendrat do të strehojnë vetëm burra të rritur. Njerëzit që konsiderohen të pambrojtur gra, fëmijë, të moshuar dhe ata që janë të sëmurë ose viktima të torturës do të strehohen në Itali. Familjet gjithashtu nuk do të ndahen. Ata që dërgohen në Shqipëri do të ruajnë të drejtën e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe të Bashkimit Evropian për të aplikuar për azil në Itali dhe për t'u trajtuar kërkesat e tyre atje.

Me çdo kërkesë që kërkon rreth një muaj për tu përpunuar, numri i emigrantëve të dërguar në Shqipëri mund të arrijë në 36 mijë në një vit.

Lini një Përgjigje