TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2024, 08:13

Vazhdon propaganda, mbërrin në Shëngjin anija me 16 me emigrantët e parë nga Italia

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdon propaganda, mbërrin në Shëngjin anija me 16 me

Anija ushtarake ‘Libra’, me emigrantët e parë nga Italia, ka mbërritur ne portin e Shëngjinit.

“Libra” u nis dy ditë më parë nga ishulli i Lampeduzas, që ndodhet pranë brigjeve afrikane.

Në bordin e anijes ndodhen klandestinë nga Bangdaleshi dhe Egjipti të cilët do të vendosen menjëherë në kampin e sapo ndërtuar në Shëngjin ku do të bëhet pritja dhe kontrolli e më pas do të vendosen në kampin e Gjadrit edhe ai i përfunduar.

Klandestinët janë që të gjithë meshkuj dhe do qëndrojnë këtu për një muaj në pritje të verifikimit të kërkesës së tyre për azil.

Sipas protokollit të nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama, azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh.

Nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali, ndryshe do të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Lini një Përgjigje