
Sa i kushtojnë shtetit shqiptar të penduarit të drejtësisë dhe mbrojta e familjarëve të tij?
Nëse nuk e keni pyetur ndonjëherë veten, tashmë është momenti ta mësoni. Në 'Shqipëria Live' është bërë me dije se të gjithë familjarëve të të penduarve të drejtësisë u ofrohet mbrojtja nga shteti dhe u ofrohen të gjitha fasilitet siç do të ishin në kushte normale.
Madje familjarët e të penduarve të drejtësisë, për shkak të jetesës nën stres dhe kushte jo normale, u mbulohet edhe palestra, masazhet, plazhet apo pushimet e tjera nëpërmjet taksave të shqiptarëve.
“Për gjithçka në jetën e tyre përgjigjet shteti, që nga banesa, kurse për gjuhën e huaj, nëse kanë fëmijë në shkollë, u mbulohet arsimimi. Pra gjithçka që ka të bëjë me jetesën e përditshme.
Familjarët spostohen dhe u paguhet pagesa që kanë marrë nga profesioni i tyre. Kjo shumë vjen nga taksat tona.
Meqë është një jetë stresuese u mundësohet të bëjnë dhe palestër, masazhe, plazhe, po prapë nga shteti.”- tha Doriana Bezat
Për ta konkretizuar, përmendim këtu Nuredin Dumanin, një nga personazhet e botës së krimit më të përfolur momentalisht. Dumani zgjodhi të bëhej i penduari i drejtësisë dhe këto facilitete i përfitojnë familjarët e tij.
Lini një Përgjigje