TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2023, 10:15

Tjetër incident detar në Adriatik, peshkarexha përplaset me velierën britanike; shpëton ekuipazhi

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër incident detar në Adriatik, peshkarexha përplaset me
Foto ilustruese

Një tjetër incident detar ka ndodhur gjatë natës në Adriatik pa kaluar ende 48 orë nga e para. Një peshkarexhë dhe një velierë e vogël me flamur anglez janë përplasur në det të hapur.

Forcat e rojes bregdetare kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi.

Mësohet se as peshkatarët dhe as dy shtetasit anglezë që ndodheshin në bordin e velierës “Blue Moon” nuk kanë pësuar dëmtime përveç tronditjes nga përplasja. Paraprakisht deklarohet se ngjarja ka ndodhur rreth 15 milje larg bregut.

Veliera është përplasur në pjesën e bashit me një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti në det. Në pritje të ndihmës, peshkarexha “Perëndesha” e ka tërhequr velierën drejt portit të Durrësit ku pritet të qartësohen edhe detajet e këtij aksidenti detar në një hapësirë ujore, ku trafiku nuk është i rënduar.

Brenda më pak se 24 orëve ky është incidenti i dytë detar.

Një ditë më parë si rezultat i përplasjes nga trageti i linjës Durrës-Bari u mbyt anija e peshkimit “Elton I”, ndërsa policia kufitare shpëtoi nga mbytja ekuipazhin e saj, që arriti të përdorë mjetin e shpëtimit që kishin në anije, pak çaste para fundosjes së peshkarexhës.

Tre peshkatarë u shpëtuan në orët e para të mëngjesit pasi kishin mbetur në det të hapur.  Peshkatarët ishin Klajdi Kapxhiu, Selim Agasi dhe Muhamed, një shtetas egjiptian.

Ata janë nxjerrë në breg nga forcat e policisë detare dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

 

peshkarexha përplaset me velierën britanike adriatik

Lini një Përgjigje