TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Dhjetor 2025, 14:48

Mario Përlleshi u dënua me 16 vite burg, reagon familja e Martin Canit: Sot, djali jonë është më i gjallë se kurrë

Shkruar nga Pamfleti
Mario Përlleshi u dënua me 16 vite burg, reagon familja e Martin
Familja e Martin Canit

Gjykata Tiranës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 16 vite burg Mario Perlleshin.

Ndërkohë, familja e Martin Canit ka reaguar menjëherë pas dënimit. Ata shprehen se kanë parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie.

“Ky vendim nuk na e kthen dot Martinin, por na jep një ndjenjë të thellë se dhimbja jonë nuk u shpërfill dhe se jeta e tij u trajtua me peshën dhe dinjitetin që meriton”, theksohet në deklaratë.

Më tej, ata shtuan se sot, Martini është më i gjallë se kurrë në ndërgjegjen e shoqërisë.

"Sot, pas një viti dhimbjeje që nuk përshkruhet me fjalë, ne familja e Martin Canit kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie.

Gjykata vendosi të mos ndjekë rekomandimin e Prokurorisë, e cila e trajtoi ngjarjen si një vepër të vetme penale por e njohu qartë atë që ne e kemi thënë që në ditën e parë: janë DY vepra penale vrasja e Martinit dhe tentativë vrasje ndaj Luisit.

Ky vendim është një akt kurajoz, profesional dhe i drejtë. Është një vlerësim real i asaj që ndodhi: dy fëmijë të goditur me thikë, dy akte të veçanta dhune, dy qëllime kriminale të ndara.

I falenderojmë gjyqtarët për integritetin dhe ndershmërinë e tyre, që zgjodhën të shohin të vërtetën dhe jo rrugën më të lehtë procedurale.

Ky vendim nuk na e kthen dot Martinin, por na jep një ndjenjë të thellë se dhimbja jonë nuk u shpërfill dhe se jeta e tij u trajtua me peshën dhe dinjitetin që meriton.

Sot, Martini është më i gjallë se kurrë në ndërgjegjen e shoqërisë.

Ne do të vazhdojmë misionin tonë me: Muzeun “Martin Cani”, një vend i kujtesës dhe edukimit.
Filmin mbi jetën e tij, që do të mbajë gjallë ëndrrën e tij të futbollit dhe të ardhmes që nuk arriti ta jetojë.
Fondacionin Martin Cani, që do të luftojë për sigurinë e fëmijëve në shkolla, që askush të mos përjetojë atë që kaluam ne.

Falënderojmë të gjithë qytetarët që kanë qëndruar pranë nesh. Sot, drejtësia foli me zë të qartë për Martin Canin", shkruan familja e Martin Canit.

 

mario përlleshi 16 vite burg familja e martin canit

Lini një Përgjigje