TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Dhjetor 2025, 11:12

Zgjedhja e kreut të ‘FBI-së’ shqiptare, amerikanët në mbledhjen e KLP

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhja e kreut të ‘FBI-së’ shqiptare, amerikanët
Jon Keta në krye të BKH

KLP ka nisur mbledhjen ku do të votojë për kreun e ri të BKH-së.

Raportohet se të pranishëm në mbledhje janë dhe amerikanët. Drejtori i propozuar është Jon Keta, për të cilin vendimi pritet të merret sot.

Prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra konkluduan se Joni Keta plotësonte kriteret për drejtimin e institucionit nga 6 kandidatet që kishin kaluar te gjitha fazat.

Kush është Jon Keta i propozuar në krye të BKH? 

Me një karrierë në ngjitje si oficer i policisë gjyqësore pranë ish-krimeve të rënda e më pas hetues pranë BKH dhe zv.drejtor i komanduar këtyre dy muajve, Jon Keta mosha 37 vjeç i kaloi të gjitha pengesat e garës për në Byronë Kombëtare të hetimit.

Emri i tij u aprovua gjatë mbledhjes së komisionit të përzgjedhjes i përbërë nga 3 prokurorë dhe mbas dakordësisë iu propozua Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u votuar që është institucioni i ngarkuar me ligj për emërimin dhe deklarimin e përfundimit të mandatit të drejtorit të BKH njohur si FBI shqiptare.

Jon Keta ka shërbyer për 15 vite në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe njihet për rekordet në hetimet financiare dhe ndaj krimit të organizuar. Në një proces të tejzgjatur qe kapërceu edhe afatet e fundit të gushtit, në garë mbetën shtatë pretendentë dhe pasi komisioni i kontrollit të pasurisë dhe figurës i verifikoi dhe skualifikoi shumicën e tyre, të premten i përcolli një listë të ngushte fituesish komisionit të përzgjedhjes përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Edhe pse zërat e përshkruan klimën e ftohtë mes tre prokurorëve që vjen nga krisjet e mëparshme të shkaktuara për BKH, akujt e të treve duket se u shkrinë nga kandidati Jon Keta që i bëri bashkë dhe që shpresohet të vendosë ura mes BKH dhe SPAK.

Në kushtet kur një klimë pakënaqësie e pat shoqëruar gjatë mbajtjes se mandatit 5 vjeçar drejtoreshën e BKH Aida Hajnaj , deri aty sa u harrua të përcillej nga SPAK në fund të funksionit, pritet që një marrëdhënie konfliktuale e tillë mos përsëritet më e KLP por edhe ndërkombëtarët të shpëtojnë nga ankesat qofshin të nga ana e SPAK qofshin nga BKH.

Sakaq 11 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në një njoftim më të hershëm kanë bërë publike një tjetër çështje të rëndësishme, siç është dëgjimi i katër kandidatëve që konkurrojnë për drejtimin e SPAK. Procesi për SPAK-un në KLP mbahet në datën 11 dhjetor.

Në garë janë katër prokurorë Doloresa Musabelliu, Adnan Xholi, Klodian Braho dhe Elvin Gokaj. Në 18 dhjetor përfundon mandati i kryeprokurorit të posaçëm Altin Dumani, dhe kreu i ardhshëm i SPAK sië edhe dy paraardhesit do të ketë mandat tre vjeçar.

 

zgjedhja e kreut të ‘fbi’ shqiptare

1 Komente

  1. T
    Tony

    Shqiperia ngrate nuk ka nje polic per te qene e na paska FBI e CIA qe te beje zap boten. Bir Selman i nenes c'te te qaj me pare.

    Lini një Përgjigje