TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Dhjetor 2025, 10:41

Komisioni i Ligjeve shqyrton sot firmat për 7 kandidatët për Avokat Populli, PS dakordësohet me PD

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni i Ligjeve shqyrton sot firmat për 7 kandidatët për

Komisioni i Ligjeve shqyrton sot firmat e 7 kandidatëve që kanë mbështetje për Avokat Populli dhe do të marrë një vendim se kush e si do të kalojë për votim në seancën e radhës së Kuvendit. 

PD tërhoqi firmat e deputetëve të saj që kishin shprehur mbështetje për kandidatët, por burime pranë PS thanë se tërheqja ishte jashtë afatit.

PD njoftoi papritur tërheqjen e firmave me argumentin se nënshkrimet janë dhënë para se kandidatët të kalonin filtrin e Komisionit të Ligjeve.

7 kandidatët në garë janë: Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Jola Hysaj, Tartar Bazaj, Adriana Kalaja, Endri Shabani dhe Skender Haluca.

Ndërkohë, deputeti i PS, Toni Gogu, pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist tha se PS do të votojë një nga kandidaturat e opozitës.

Lini një Përgjigje