Topi është thirrur si person në dijeni, pasi në atë kohë ai ka mbajtur postin e kreut të shtetit shqiptar.
Ish-presidenti Bamir Topi shkon në SPAK, ku do të pyetet për çështjen e "21 Janarit".
Topi është thirrur si person në dijeni, pasi në atë kohë ai ka mbajtur postin e kreut të shtetit shqiptar.
Për dosjen e 21 janarit në SPAK janë paraqitur më parë edhe kreu i PD, në atë kohë kryeministër, Sali Berisha si dhe Lulzim Basha, në cilësinë e ministrit të Brendshëm.
Në librin e tij, Bamir Topi, rrëfen disa detaje për ngjarjen e 21 Janarit.
Ju rikujtojmë se për herë të parë, që kur SPAK mori në dorë dosjen për krimin shtetëror të 21 janarit, Sali Berisha u paraqit në 19 Nëntor në Prokurori për të dhënë llogari për ngjarjen e rëndë të 21 janarit të vitit 2011, ku 4 protestues u vranë në bulevardin para Kryeministrisë.
SPAK i dërgoi dy fletëthirrje në datat 3 dhe 7 nëntor. Pas refuzimit të së parës, SPAK ia dorëzoi të dytën në tre adresa (banesë, selinë e PD dhe Kuvend), por sërish nuk pranoi asnjërën. Të tretës nuk iu shmang dot pasi iu la në dorë nga SPAK, kur Berisha shkoi të hënën atje për aferën "Partizani".
Në fillim u caktua e premtja, por më pas u la për të mërkurën pas pretendimit të Berishës se në atë ditë do të ishte jashtë vendit.
Më herët, për “21 janarin” është thirrur për të dhënë dëshminë e tij edhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha.
Thirrja e Topit vjen rreth 1 vit e gjysmë që kur SPAK mori në dorë dosjen për 4 vrasjet e protestuesve.
Edhe ky qen ka mbuluar shume te pegera e nuk eshte pa faj. E kam njohur ne rini si legen djale.