TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Dhjetor 2025, 10:23

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli lë në qeli xhaxhain e Elvis Shkambit 

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli lë në qeli xhaxhain e Elvis
Gjon Shkambi, Elvis Shkambi dhe gjyqtari Astrit Kalaja

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Gjon Shkambin, xhaxhanë e Elvis Shkambit, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja pasditen e 6 tetorit brenda sallës së gjyqit.

Shkambi mbetet në burg si i dyshuar për “nxitje të krimit” dhe për dijeni të mundshme veprimet e nipit të tij, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Ngjarja e 6 tetorit solli reagime të shumta dhe ngriti shqetësime mbi sigurinë në ambientet gjyqësore.

Vrasja e Astrit Kalase ndodhi rreth orës 15:35 te 6 tetorit, gjatë një seance gjyqësore me objekt “Kundërshtimi i veprimeve përmbarimore”, ku palë paditëse ishte shtetasi Ragip Kurtaj, i shoqëruar nga djali i tij Ervis Kurtaj ndërsa i paditur ishte përmbaruesi gjyqësor T. M. dhe palë të treta shtetasit Gjon Shkambi dhe nipi i tij Elvis Shkambi.

Sipas të dhënave hetimore, Gjon Shkambi, nuk bëri asnjë përpjekje për të ndaluar nipin e tij gjatë aktit kriminal, duke ngritur dyshime të arsyeshme se ishte në dijeni të planit për vrasjen e gjyqtarit dhe se ka luajtur rol ndihmës ose shtytës.

Pas të shtënave, Elvis Shkambi dorëzoi armën te një punonjës tjetër i gjykatës dhe u ndalua menjëherë në oborrin e institucionit nga shërbimet e policisë.

 

 

 

 

 

 

 

vrasja e gjyqtarit astrit kalaja

1 Komente

  1. T
    Tony

    Nuk jam i kualifikuar per keto pune por si Shqiptar shkoj me edukaten e kulturen qe na dhane gjyshet e gjysherit tane. Shihni formen e kokes e surratit qe kane nipi e xhaja, tamam fytyra derrash hrr hrr. Cmund te presesh prej tyre. Nuk di e as dua tia di se si ka qene problemi por jam i sigurte qe keta rrufjane si ne plazhin e Durresit, Lanes ne Tirane e lista nuk mbaron qe, tere malokeria e veriut, sidomos kuksianet, u turren e zaptuan ndertesat e pushimit te bregdetit, Bathore. E kam amanet nga gjyshja, rri larg harbuterise se jane te ligj. Kjo eshte aresyeja me e madhe qe njerezia neper bote ikin e lene trojet e tyre per te gjetur me te mire vend. Zhgenjehen te mjeret njerez se edhe atje ku shkojne gjejne me harbuter.

    Lini një Përgjigje