TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Dhjetor 2025, 14:14

Ish-presidenti Bamir Topi në SPAK për '21 Janarin', analisti: Ka thënë të vërtetën e tij në mënyrë publike

Shkruar nga Pamfleti
Ish-presidenti Bamir Topi në SPAK për '21 Janarin',
Ish presidenti, Bamir Topi në SPAK

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi u paraqit këtë të martë në SPAK. Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai konfirmoi se është pyetur për çështjen e “21 janarit”, pa dhënë shumë detaje.

Në një intervistë në “News Line”, analisti Artur Nura, u shpreh se “21 Janari” është një çështje shumë e rëndësishme që duhet zbardhur.

“Zoti Bamir Topi ka qenë nga njerëzit më afër Berishës dhe ka bërë një divorc të qartë me Berishën për modelin që ka pasur. Kemi katër jetë të humbura, ajo ngjarje ishte shqetësuese. Dhe besoj që në seriozitetin e këtij procesi, moralisht dënimi që do jepet është zbardhje e një të vërtetë që nxin në historinë tonë. Këtë nxirje përgjegjësi më të madhe e kanë institucionet e drejtësisë. Pavarësisht problematikave që ky sistem ka nxjerrë në pah, në këtë rast, përgjegjësinë historike i kanë ata për t’i vënë pikat “mbi i”. Moralisht duhet vënë e drejta në vend”, tha Nura.

bamir topi spak analisti

Lini një Përgjigje