TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2023, 20:30

Lufta Izrael-Palestinë, Frrok Çupi: Po tentohet të kthehet në një konflikt qytetërimesh

Shkruar nga Pamfleti

Lufta Izrael-Palestinë, Frrok Çupi: Po tentohet të kthehet

Analisti Frrok Çupi duke komentuarsulmet në Gaza, tha se konflikti i Hamasit dhe Izraelit është një konflikt, i cili ka tendencë përshkallëzim shumë të shpejtë.

Në një intervistë për “Real Story“, ai deklaroi se po tentohet që konflikti atje të kthehet në një konflikt qytetërimesh.

Është konflikti me përshkallëzimin mes të shpejtë që ka njohur historia e botës, është një konflikt që ka përfshirë të gjithë botës. Është konflikt mizor. Aktet janë mizore. Është dramë e madhe dhe nuk dimë se ku mund ta ketë fundit. Një gjë është se po tentohet se në të gjitha mënyra po tentohet ta kthejnë në një konflikt qytetërimesh. Nëse ia arrijnë terroristët e kësaj zonë, por dhe aleatët e tyre që ta përshkallëzojnë në pikën e konflikteve mes qytetërimeve, do të thotë se atëherë kem të bëjmë me qytetërim kristian perëndimor me qytetërimet e tjera që ndodhen atje  në lindje“, tha ai.

Ai theksoi se konflikti mund të përshkallëzohet dhe të shtrihet më tej, pasi konflikte të tilla janë pa rregulla dhe staturë.

Situatë është e rëndë, jo se ka një ushtri të organizuar Hamasi. Terrorizmi i këtyre llojeve është i rëndë, sepse është  pa rregulla dhe pa staturë, jemi përballë të papriturave dhe para tyre është edhe vetë ushtria e Izraelit dhe ka mundësi që për pak kohë konflikti të dalë në veri të Izraelit, ka mundësi të përfshihen iranianët”, tha ai.

izraeli hamasi konflikti

Lini një Përgjigje