
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas lajmit se vendi ynë u zgjodh anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-202 në OKB.
Pas votimit me 123 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Shqipëria u zgjodh anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026.
Ambasada e SHBA uron Shqipërinë dhe shprehet se qëndron përkrah vendit tonë në promovimin e dinjitetit njerëzor dhe drejtësisë në mbarë botën.
“Urime Shqipërisë për zgjedhjen e saj në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut!
Shqipëria ka qenë një zë parimor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe zgjedhja e saj në Këshillin e të Drejtave të Njeriut është një mundësi tjetër për të dalë në mbrojtje të më të cenuarve në mbarë botën.
Ne jemi krenarë që qëndrojmë përkrah Shqipërisë në promovimin e dinjitetit njerëzor dhe drejtësisë në mbarë botën”, shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Lini një Përgjigje