TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2023, 19:26

Sulmi në Gaza, Meçollari: Krime monstruoze të Hamasit, ushtria izraelite ka legjitimitetin të spastrojë vendin

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Gaza, Meçollari: Krime monstruoze të Hamasit, ushtria

Artur Meçollari, ish-komandanti i Forcave Detare, ka folur në lidhje me luftën e Izraelit dhe Plestinës. Ai u shpreh se synimi i ushtrisë izraelitë është eliminimi i plotë i Hamasit.

Në një intervistë për “Frontline” Meçollari vijoi duke thënë se Hamasi ka kryer krime monstruoze, që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se Izraeli ka legjitimitetin e plotë që të kryejë një spastrim të plotë të Hamasit.

'Ishte një sulm i befasishëm. Që të garantosh 360 gardë me një kupolë ajrore në të gjithë vendin është e pamundur. Ka pikëpyetje që lidhen jo me dështimin por me manipulimin ose me një kontroll të situatës, s’ka të dhëna që e lidhin këtë por ka dyshime të forta. Ai është operacion spastrimi eliminimi i plotë i Hamasit dorëzim pa kushte. Me të gjithë këto krime që ka kryer Hamasi, jo vetëm ka shkelur integritetin territorial të Izraelit por ka kryer krime monstruoze që nuk janë parë që nga Luta e Dytë Botërore. Objektivi kryesor i Izraelit është eliminimi i plotë i Hamasit dhe ky është një objektiv i ligjshëm. Është një masakër, i kanë vrarë me armë zjarri ata në festival. I kanë përdhunuar femrat dhe disa nga ata janë e pengje. Veprime të tilla janë përtej imagjinatës në vitin 2023. Izraeli është një vend demokratik i cili do të nxjerrë të vërtetën si ka ndodhur”, u shpreh ish-komandanti i Forcave Detare.

 

artur mecollari izrael palestine

Lini një Përgjigje