Dritan Goxhaj ka lënë qelinë e burgut këtë pasdite. Gjykata e Apelit vendosi sot në rrugën e duhur procesin kundër tij, duke i dhënë fund manovrave për ta ekstraduar drejt Hagës. Gjykata Speciale ngriti akuzë ndaj tij për nxjerrje të sekreteve dhe dëshmitarëve për procesin ndaj liderëve të UÇK dhe Goxhaj u arrestua.
Shkalla e parë e aprovoi arrestimin, ndërsa sot në Apel u rrëzua gjithçka. Gjyqtari vendoi lirimin e tij, duke marr një vendim historik.
Goxhaj tha para mediave se ishte një tentativë për ta frikësuar atë dhe ata që luftuan për lirinë e Kosovës.
“Lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë. Nuk e kisha humbur lirinë as unë dhe as UÇK. Thjesht ishte një tentativë për të na trembur, për të na frikësuar dhe mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë. Fakti që me gjithë përpjekjet e kësaj reforme në drejtësi për të hequr nga sistemi edhe gjykatës të aftë dhe patriotë, fatmirësisht nuk ja kanë arritur asaj gjendje. Sot arritwm tu tregojmë se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejt”, tha ai.
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK’së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit.
Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri. Kohë më parë, Goxhaj kishte përmendur këshilltaren e ministres Albulena Haxhiu, si një dëshmitare të mundshme në procesin ndaj Salih Mustafës.
“Dëshmitari i tretë, edhe ky i mbrojtur dhe i fshehur, quhet Nazlie Balaj. Kjo është këshilltare e Ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Përveç faktit që është e afërme e viktimës, askush nuk i bie dot në fije se si ka mundur kjo të jetë dëshmitare për një ngjarje të cilën ajo vetëm e ka dëgjuar”, shprehej ai.
Ndaj fjalëve të Goxhajt reagoi Bala, duke thënë se po i rrezikonte jetën. Pas këtij shkrimi u ngritën akuza ndaj tij.
Kolonel Goxhaj iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë, ku si një ushtarak me eksperiencë ndihmoi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Lini një Përgjigje