
Çështja e ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla dhe ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë ka kaluar për gjykim.
Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e Allës për pushim të çështjes.
Ish-kryebashkiaku Alla dhe 10 të tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar, teksa dy të pandehur të tjerë kërkuan gjykim të zakonshëm.
Arrestimi i tyre u bë në mars të këtij viti pasi akuzohen se kanë favorizuar në garën e tenderave të afërmin e Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe në Lagjen e vjetër të qyteti të Bulqizë me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor.
Për ish-kryebashkiakun Alla dhe ish-nënkryetaren Lleshi rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Lini një Përgjigje