TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2023, 14:14

U raportua e humbur në Tiranë, gjendet e reja italiane

Shkruar nga Pamfleti

U raportua e humbur në Tiranë, gjendet e reja italiane

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me zhdukjen e shtetases italiane Olga, e cila humbi kontaktet ditën e djeshme me familjen saj italiane.

Blutë bëjnë me dije se 27-vjeçarja, pas konsumimit të pijeve alkoolike gjatë qëndrimit në një lokal në rrugën “At Zef Valentini”, ka shfaqur probleme shëndetësore nga konsumimi i alkoolit si dhe probleme të shëndetit mendor.

27-vjeçarja është shoqëruar nga ambulanca për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Për gjetjen e Olgës ka reaguar edhe e ëma në rrjetet sociale.

"Olga u gjet. Falënderojmë të gjithë nga zemra për ndihmën e tyre të paçmuar. Falë aksioneve tuaja arritëm te njerëzit e Tiranës dhe gjetëm Olly." shkruan ajo.

u raportua e humbur në tiranë olga

Lini një Përgjigje