TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2025, 22:18

“Listat e hapura, garë brenda llojit”, Llabani: Elektorati gri, pika e fortë e partive!

Shkruar nga Pamfleti

“Listat e hapura, garë brenda llojit”, Llabani: Elektorati gri,

Në prag të fushatës zgjedhore, finalizimi i listave të kandidaturave për deputetë ka sjellë polemika dhe mërzi brenda llojit lidhur me të përfshirët në listë dhe ata të lënë jashtë.

Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në emisionin ‘360 gradë’ u shpreh se Berisha me listat po tregon që askush nuk mund të dobësojë pozitat e tij në parti. Sipas Llabanit, në PD listat I vendos Berisha me familjen e tij.

“Berisha po hakmerret ndaj personave që e kundërshtuan. Do t’ju tregoj që askush nuk mund të dobësojë pozitat e tij në partinë e tij. Duke parë fushatën e Ramës me të vetën që fut një frymë të re në lista dhe heq pjesën e vjetër, ai haron një gjë që nëse këtë e bën një kryeministër që ka 3 mandate në pushtet, nuk mund ta bëjë Berisha.

Unë e shoh që sot që flasim elektorati gri është pika e fortë e të dy partive, e dime tashmë kush është majtas dhe djathtas por lufta brenda llojit është bërë e ashpër. Në listën e hapur bëhen kundër njëri-tjetrit dhe shesin njëri tjetrin. Në PS ka një lider që vendos për listat, në PD flasim për një lider si Berisha por nuk vendos vetëm ai. Ka njerëz brenda familjes së tij që kanë shumë pushtete të tjera dhe vendosin për emrat në listë”, tha ajo.

Lini një Përgjigje