TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2025, 21:22

“Tradhtarët” mbetën jashtë, Meçe për listat e PD-së: Berishës po i dole një herë kundër, s’e harron!

Shkruar nga Pamfleti

“Tradhtarët” mbetën jashtë, Meçe për

Analisti Arben Meçe duke folur për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, bëri një analizë të listës së kandidatëve të PD.

Meçe u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se i përdor të gjithë për instrumente, dhe se me lëvizjen e tij me Dashnor Sulën, tregoi se po i dole njëherë kundër “nuk e harron”.

“Kur unë zbërtheja platformën e primareve, me tekstin e Dash Sule, që shprehej se do zgjidhen të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në PD. Dashi e kishte bindje një gjë të tillë, sepse shprehej që unë të jetoj në PD, duhet të jem qendrestar dhe aktivist i dalluar dhe se një ditë të bukur doktori do ta shihte dhe do ta zgjidhte. Po sot Dashi kuptoi se i përdor të gjithë këta instrumente. Por ai nuk e kuptoi që Berishës po i dole njëherë kundër të harron, nuk të kthen dot më”, tha ndër të tjera ai, në emisionin “360 Gradë” në ABC News.

Lini një Përgjigje