
Kandidatët do të shqyrtohen nga një komision në Ministrinë e Brendshme...
Zbardhet lista zyrtare e kandidatëve për kreun e ri të Policisë së Shtetit. Mësohet se janë 15 emra që synojnë të marrin frerët e uniformave blu.
Një nga kandidatët është Neritan Nallbati. Ai aktualisht drejton Policinë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme. Nallbati ka një karrierë të gjatë në polici, si drejtues në Durrës, Berat, Fier etj.
Në garë është Pëllumb Seferi. Ai drejton Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, ndërsa mban edhe gradën Drejtues i Lartë. Pëllumb Seferi ka mbaruar Akademinë Ushtarake në Itali ku ka ndjekur studimet në Shkollën e Lartë të Aplikimit në Torino si dhe është diplomuar për Shkenca Politike po atje.
Skënder Hitaj është një tjetër emër që kandidon. Ai është drejtor në Durrës, ndërsa më herët ka shërbyer në disa funksione brenda policisë si në Dibër, Shkodër etj.
Emra të tjerë në garë janë Rebani Jaupi, aktualisht drejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike, shefi i Interpolit, Idajet Faskaj, Ardian Çipa, Hajrulla Xhivini, Ibrahim Disha, Sami Rasha, Shemsi Prençi, apo Ilir Proda, etj.
Adriatik Tafçiu, ka qenë shef i Sektorit të Planifikimit dhe Kurrikulave në Akademinë e Sigurisë, dhe ish-zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë në Policinë e Dibrës.
Altin Mena, Zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Lezhës. Më parë ka qenë shef i komisariatit Berat. Ardian Çipa aktualisht është drejtori i Policisë Gjirokastër.
Ndërsa Gentjan Shehaj është aktualisht Drejtor në Drejtorinë e Kurrikulave dhe Koordinimit dhe Sigurimit të Cilësisë, në Akademinë e Policisë. Më herët ka drejtuar policinë e Vlorës.
Ilir Proda, drejton policinë e Elbasanit dhe po hetohet nga SPAK për dekonspirimin e një aksioni.
Kandidatët do të shqyrtohen nga një komision në Ministrinë e Brendshme dhe brenda 10 ditëve emri fitues do t’i dorëzohet ministrit të Brendshëm.
Kandidatët për kreun e Policisë
1. Adriatik Tafçiu
2. Altin Mena
3. Ardian Çipa
4. Gentjan Shehaj
5. Hajrulla Xhivini
6. Ibrahim Disha
7. Idajet Faskaj
8. Ilir Proda
9. Lutfi Minxhozi
10. Neritan Nallbati
11. Pëllumb Seferi
12. Rebani Jaupi
13. Sami Rasha
14. Shemsi Prençi
15. Skënder Hitaj
Lini një Përgjigje