Lorena Goxhobelli, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) ka dhënë dorëheqjen për herë të dytë brenda muajt.
Burimet bëjnë me dije se sot Goxhobelli dha dorëheqje për herë të dytë, pasi dorëheqja e parë nuk i është pranuar “nga eprorët” që lobuan tek Edi Rama për të marrë postin.
Goxhobelli i cili i zuri vendin Dallëndyshe Bicit në korrik të këtij viti, ka dhënë dorëheqjen për shkak të konflikteve brenda institucionit, një ndër më problematikët për korrupsionin dhe aferat.
Mësohet se prej 5 javësh është bllokuar procesi i legalizimeve për arsye të dyshimta, teksa numri i kërkesave për legalizime pa përgjigje ka shkuar në 36 mijë.
Goxhebelli erdhi nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022.
Ajo ka një eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë duke u fokusuar kryesisht në çështjet e pronësisë, administrimit të tokës, kontratave publiko-private për administrimin e pronës shtetërore etj.
Sipas CV-së së saj të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, Lorena Goxhobelli është diplomuar në vitin 2006 në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar studimet master në Ekonomik, me fokus Administratën Publike, në periudhën 2009 – 2011.
Gjatë viteve 2014 – 2017 ka mbajtur postin e Këshilltares Ligjore të Zëvendëskryeministrit dhe më pas Këshilltares Ligjore të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në maj 2022. Gjatë viteve 2009-2013, ishte pjesë e ekipit të një kompanie ndërkombëtare, e cila zbatoi një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian për ngritjen dhe forcimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e decentralizuar të asistencës financiare të BE-së.
Ajo ka qenë pjesë e Administratës Publike në vitet 2007-2009, në Drejtorinë Juridike dhe në Drejtorinë e Licencave dhe Menaxhimit të Kontratave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Goxhobelli ka përvojë akademike, fillimisht si asistente pedagoge dhe më pas si pedagoge e të Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Familjare dhe të Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë.
Aktualisht ajo mban pozicionin e drejtoreshës së Divizionit Ligjor në Korporatën Shqiptare të Investimeve.
Lini një Përgjigje