TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2025, 17:39

Kurdiset vjedhja e radhës me uniformat e policisë? Hoxha-Proda tender 27 mln euro për veshje, këpucë, grada dhe stema

Shkruar nga Pamfleti

Kurdiset vjedhja e radhës me uniformat e policisë? Hoxha-Proda tender

Historikisht tenderët për uniformat e policisë kanë përfunduar në duart e prokurorisë. Tenderi i fundit i paditur në SPAK ishte 23 mln euro...

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë vendosur të veshin efektivët e policisë me uniforma të reja.

Ditën e sotme, në faqen e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara është shpallur tenderi me objekt “Blerje dhe shpërndarje uniforma dhe këpucë për policinë e shtetit”, i ndarë në dy lote. Loti 1: "Blerje dhe shpërndarje uniforma, grada, stema dhe shenja për policinë e shtetit", me fond limit 1,962,264,441.82 lekë dhe Loti 2: "Blerje dhe shpërndarje këpucë për policinë e shtetit", me fond limit 761,954,415.63 Lekë.

Pra në total për të veshur policët është llogaritur një fond limit prej afro 2.7 miliardë lekë, ose afro 27 mln euro.

Kurdiset vjedhja e radhës me uniformat e policisë? Hoxha-Proda tender
Shpallja

Uniformat do të jenë për të gjitha sezonet, do të ketë pantallona doku, xhupa, veshje me mëngë të shkurtra, këmisha, etj.

Referuar sasisë dhe specifikimeve teknike të uniformave të Policisë së Shtetit, ato janë artikuj të cilat nuk gjenden lirisht në treg, por duhet të gjitha të prodhohen enkas për këtë procedurë prokurimi. Prodhimi i sasive të tilla të uniformave kërkon fuqi punëtore të konsiderueshme. Njësia e prokurimit ka bërë një analizë të thelluar të specifikimeve teknike dhe sasive të uniformave të cilat kërkohen të prodhohen për Policinë e Shtetit. Në legjislacionin e vendit tonë nuk ekziston një bazë ligjore apo teknike ku mund të mbështetemi për të vendosur numrin e punonjesve fiks sesa nevojiten për të realizuar një kontratë të tillë, ndryshe nga punimet e ndërtimit psh, për të cilat ekziston një manual dhe një llogaritje bazuar në zërat e punimeve apo orët e punës që nevojiten për një proces të caktuar. Për këtë arsye, LPP i lë kompetencë AK-së që të vendosë kriteret për kualifikim në raport me rëndesinë, vështirësinë, fondin limit apo sasitë e mallrave që do të prodhohen apo lëvrohen”, thuhet në dokument.

Kurdiset vjedhja e radhës me uniformat e policisë? Hoxha-Proda tender

Më tej theksohet se operatori ekonomik fitues, para fillimit të prodhimit, të paraqesë nga dy modele fizike të çdo artikulli të cilët duhet të jenë në përputhje me të gjitha kërkesat e AK. Ky model që do të shoqërohet me fletë analizë, do të kalojë në një fazë vlerësimi dhe do të miratohet si prototipi zyrtar me të cilin do të krahasohet produkti përfundimtar. Sipas udhwzimeve, pa miratimin e modelit nga AK nuk duhet të fillojë prodhimi i kontraktuar.

Kurdiset vjedhja e radhës me uniformat e policisë? Hoxha-Proda tender

Prodhimi duhet të organizohet në mënyrë të tillë që furnizimi me uniforma i punonjësve të policisë të bëhet sipas sezoneve të verës apo dimrit, në mënyrë që të mbulohen nevojat në kohë. Lëvrimi i artikujve të uniformave verore duhet të kryhet jo më vonë se data 1 Maj të çdo viti dhe lëvrimi i uniformave dimërore duhet të kryhet jo më vonë se data 1 Tetor të çdo viti. Afati kohor për ekzekutimin e kontratës  së parë që do të nënshkruhet brenda Marrëveshjes Kuadër, do të jetë jo më pak se 60 ditë dhe jo me shume së 150 ditë nga lidhja e kontratës. Për çdo rast sasitë e kërkuara në kontratën e parë nuk do të jenë më tepër se 50 % e sasive të pritshme të vitit të parë”, thuhet në dokumentin e tenderit.

Kurdiset vjedhja e radhës me uniformat e policisë? Hoxha-Proda tender

Historikisht tenderët për uniformat e policisë kanë përfunduar në duart e prokurorisë, pasi duke qenë se bëhet fjalë për vlera kaq të mëdha, ka pasur gjithmonë abuzime. Tenderi i fundit ishte në vitin 2019 dhe kishte vlerë totale 23 milion euro. Në atë kohë ishte deputeti Myslim Murrizi që paditi në SPAK drejtuesit e polcisë. Të shohim tani nëse ky tender është afera e radhës apo policët do të shpëtojnë nga jelekët pa vlerë që mbajnë aktualisht, apo uniformat që u del ngjyra. /Pamfleti

Lini një Përgjigje