TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2025, 13:36

Kërkoi revokimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon Jamarbër Malltezin

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi revokimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë, duke e lënë kështu në “arrest shtëpiak”.

Afera për privatizimin e kompleksit “Partizani” kishte sot seancën e radhës, teksa pasi dëgjoi pretendimet, gjykata la në fuqi masën e sigurisë.

Dhëndri i Sali Berishës, i pandehur për këtë dosje për korrupsion, por me masën detyrim paraqitjeje, kërkoi për të disatën herë ndryshimin e masës shtrënguese.

Malltezi ishte lënë për herë të fundit në këtë masë më 24 janar të këtij viti, teksa iu rrëzua për të disatën herë kërkesa për ndrysim mase. Në muajin mars Malltezi bëri kërkesë për revokim të kësaj mase në Apelin e GJKKO-së.

Ndërkohë që ditën e nesërme (15 prill) do të mbahet edhe seanca paraprake e shtyrë nga java e kaluar për mungesën e një prej avokatëve, ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerëve.

Kjo seancë po thyen çdo rekord juridik dhe ligjor për një proces paraprak, pas taktikave të përsëritura të zvarritjeve me procedurë.

 

Lini një Përgjigje