TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2025, 13:22

Raporti i Dumanit, Artan Hoxha: SPAK institucion i përkohshëm, po luhet ping-pong me dosjet si Meta te 313

Shkruar nga Pamfleti
Raporti i Dumanit, Artan Hoxha: SPAK institucion i përkohshëm, po
Artan Hoxha dhe kreu i SPAK, Altin Dumani

Gazetari Artan Hoxha thotë se raportimi i kreut të SPAK, Altin Dumani para Këshillit të Lartë të Prokurorisë është rutinë dhe se ambasadorët janë thjesht vëzhgues.

Ai ngriti pikëpyetje, nëse SPAK është një institucion i shtetit shqiptar apo i Bashkimit Europian, në territorin e Shqipërisë.

Hoxha shprehet se sheh një diferencim ndaj gjithë sistemit të drejtësisë në Shqipëri, sikur nuk ekzistojnë prokuroritë e tjera, ndërkohë që SPAK heton vetëm 0.3% të çështjeve.

'Nëse ambasadorët vijnë pse nuk vijnë te Prokuroria e Përgjithshme, SPAK trajton 0.3% të çështjeve, 99.7% i trajtojnë prokuroritë e tjera.Nuk e kuptoj pse prokurorët që hetojnë 99.7% të dosjeve të shqiptarëve trajtohen sikur janë askushi.Nuk hetojnë ambasadorët në Shqipëri, faleminderit për mbështetjen, por ky është një institucion i Republikës së Shqipërisë.

Nuk mund të bëhet ky lloj diferencimi kaq ashiqare, unë e shoh si një diferencim ndaj gjithë sistemit të drejtësisë në Shqipëri, ne duke bërë këtë gjë, a thua se nuk ekzistojnë prokuroritë e tjera, është shumë e rëndësishme që institucionet ti rikthehen normalitetit.

SPAK është një institucion i përkohshëm për shkak se kjo klasë politike që kemi ne, që ka mbi kurriz gjithë traumën që ka pësuar vendi 35 vitet e fundit, prej paaftësisë së fundit vendosën të krijojnë një institucion që duhet të vepronte në një situatë emergjente.

Nuk ka asnjë vend në BE institucione të tilla speciale. Shqipëria meqenëse është e paaftë të ushtrojë drejtësinë në vendin e vetë, ka ngritur një strukturë të tillë mbi sistemin e vetë.

Kemi krijuar një monstër që herë pas herë del nga kontrolli. Po ta thotë Strasburgu që po shkelen të drejta e njeriut.

Ky është një raportim rutinë ndaj prokurorit që drejton SPAK. Dumani nuk iu përgjigjet pyetjeve, ai është instruktuar se si mos t’iu përgjigjet pyetjeve, pjesa tjetër është statistikë.

Por statistikat që prodhojnë nuk do të thotë se është drejtësi e bërë në këtë vend. Ajo që duhet të kenë vëmendjen e qytetarëve duhet të jenë proceset mbi hetimet që ka kryer SPAK.

Cilit qytetar i intereson statistika, është një matës për punën e tyre. Kreu i SPAK thotë se kemi nën hetim 33 zyrtarë të lartë.Puna është sa ke të dënuar, aty matet rezultati. Sa vjet do e hetosh Sali Berishën?

Se nëse do e zgjasësh me këtë ritëm urojmë që të vejë 100 vjet që të përballet me vendimin.

Ish-kryeministri Ilir Meta është bërë kampion ping-pongu te burgu “313”.

Por ne na intereson të mos bëhet ping pong, duhet ta çosh çështjen në gjykim, për çfarë e zvarrit, pse e akuzon?

Puna e SPAK matet me vendime, jo me tentativa.', tha ai për MCN Live.

 

artan hoxha: spak

Lini një Përgjigje