TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2025, 12:43

Dumani 'shuplakë' doganave dhe tatimeve: Asnjë referim në SPAK, s'besoj se niveli i korrupsionit është zero!

Shkruar nga Pamfleti
Dumani 'shuplakë' doganave dhe tatimeve: Asnjë referim
Kryetari i SPAK, Altin Dumani

Kryetari i SPAK, Altin Dumani, kritikoi institucionet e vendit, që sipas tij nuk raportojnë sa duhet raste korrupsioni.

Ai theksoi se shifrat e referimit nga institucionet janë tepër modeste.Ai pohoi se doganat dhe tatimet duhet të kenë referime në SPAK.

Biseda në KLP:

Anëtari i KLP-së Zeqir Hodaj:  Mendoni se kemi të bëjmë me mungesë të vullnetit të drejtuesve te institucioneve qe nuk referojmë në SPAK, apo kemi mungesë ligjore?

Kreu i SPAK Altin Dumani: Shifrat flasin vete, fakt është që ka ulje të numrit të referimeve nga institucionet shtetërore. Parashikimet ligjore janë të qarta, kush konstaton krim duhet ta kallëzojë. Marr në konsiderate kallëzimet e qytetarëve dhe rritjen e procedimeve te riregjistruara kryesisht, dhe mendoj qe institucionet e rëndësishme si doganat apo tatimet duhet te kenë referime, sepse mendoj që nuk mund të jetë 0 rasti i referimeve për korrupsion.

Qëllimi nuk është për të kritikuar, por për t’i nxitur institucionet që ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe mirëpresim referimet e tyre”, tha Dumani.

dumani doganat dhe tatimet asnjë referim në spak

Lini një Përgjigje