TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Prill 2025, 15:18

Ndërkombëtarët në mbështetje të SPAK, britanikët asistencë Prokurorisë së Posaçme

Shkruar nga Pamfleti

Ndërkombëtarët në mbështetje të SPAK,

Ndërkombëtarët vijojnë të jenë në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme. Edhe pse politika është hedhur në sulm ndaj SPAK, aleatët nuk po e lënë vetëm.

Ambasada britanike ka njoftuar sot se ka shtuar asistencën e saj për SPAK. Do të ndihmojë SPAK për strategjinë e 3 viteve të ardhshme me median.

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Shqipëri dhe, përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (GCSI), kemi mbështetur Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të komunikuar përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Kjo Strategji e Komunikimit është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e saj gjatë tre viteve të ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara”, njofton ambasada britanike.

Lini një Përgjigje